Johnny Depp: Nuk jam ndarë nga Vanessa

10/05/2012 20:30

Një Johnny Depp i nevrikosur ka përgënjeshtruar zërat se marrëdhënia e tij me Vanessa Paradis ka përfunduar.

Gjatë premierës së filmit ‘Dark Shadows’ në Londër, 48-vjeçari deklaroi për ‘Sky News’: “Këto lajme janë tërësisht të pavërteta. Gjithsesi, çfarëdo që të them unë për këtë çështje, njerëzit do të thonë të kundërtën.”

Johnny Depp ishte së bashku me Michelle Pfeiffer në kryeqytetin anglez për premierën e filmit që është një “remake” i veprës së viteve ’60.

Filmi ‘Dark SDhadows’ u shfaq për herë të parë në Grauman’s Chinese Theatre të Hollivudit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA