Inter, Forlan drejt largimit

10/05/2012 16:35

E ardhmja e Diego Forlan duket se është larg Interit dhe me shumë mëndësi pranë klubit brazilian Atletico Mineiro.

“Kemi biseduar me drejtuesit, Forlan është i pakënaqur sepse kërkon të luajë më shumë”, është shprehur për shtypin brazilian agjenti i sulmuesit të Interit.

“Inter duhet të lehtësojë largimin e tij sepse jemi shumë pranë nënshkrimit të kontratës me Atletico Mineiro”, theksoi agjenti Edgar Goulart.

Përsa i përket atyre që do të qëndrojnë ende në klubin zikaltër, pas rinovimit të Walter Samuel priten edhe rinovimet e Nagatomo dhe Castellazzi.

Top Channel