
Radamel Falkao konfirmohet edhe njëherë se është një prej sulmuesve më
të mirë në botë. Këtë ai e vërtetoi edhe në ndeshjen finale të Europa
Ligë ndaj Atletico Bilbao ku kolumbiani shënoi 2 golat e parë në fitoren
3-0 të skuadrës së tij.
Sulmuesi 26-vjeçar nuk e ka fshehur entuziasmin e tij duke theksuar se Atletiko Madrid e meritoi plotësisht fitoren e Europa League.
‘Nuk do të mund të shfaq si duhet gëzimin për këtë sukses-tha Falkao-kur zgjodha kalimin te Atletico Madrid të gjithë më thanë që bëra një gabim të madh, por unë prita momentin për të treguar të kundërtën. Sezoni ynë kishte shumë ulje-ngritje, por në Europa League fitorja ishte mëse e merituar'”, tha Falkao.
Më pas Falkao konfirmoi se do të vazhdojë të jetë pjesë e Atletico Madrid edhe në sezonet e ardhshme duke hedhur poshtë të gjitha zërat për largimin e tij nga kryeqyteti spanjoll.
“Kam edhe 4 vjet kontratë me Atletico-n,-vijoi Falkao, – po mendoj përgatitjet për sezonin e ri me këtë skuadër. Kur erdha këtu premtova fitoren e titujve dhe ia dola mbanë të arrij suksesin e parë që ia dedikoj zotit dhe familjes sime”.
Top Channel