Anna Faris pret fëmijë
10/05/2012 17:00
Anna Faris dhe bashkëshorti i saj Chris Pratt do të bëhen prindër. Cifti i aktorëve gjithmonë ka shprehur dëshirën për të pasur një familje të madhe dhe duket se ëndrra e tyre po fillon të bëhet realitet.
Një zëdhënës i aktores së komedive ka konfirmuar për revistë ‘People’ se 35-vjeçarja pret të lindë në vjeshtë.
Faris është martuar me 32-vjeçarin Chris Pratt në vitin 2009.
Përveç lindjes së fëmijës së saj të parë, Faris do të ketë një vit të ngarkuar edhe përsa i përket karrierës kinematografike. Aktorja do të ketë premierën e dy filmave të saj të rinj: ‘The Dictator” dhe ‘Movie 43’, ndërsa filmi i pestë ‘Scary Movie’ do të shfaqet në vitin 2013.
Top Channel