“Kur e takon dhe nuk ndjen…”/ Mariana Kondi, rrëfim i fortë për takimin pas 50 vitesh me babain
Russell Brand është penduar që është divorcuar nga këngëtarja Katy Perry. Komiku britanik duket se është bërë xheloz për ish-bashkëshorten e tij pasi janë publikuar foto të saj me muzikantin Robert Ackroyd në festivalin e Coachella muajin e kaluar.
Sipas ‘Daily Mail’, aktori i ka dërguar Parry-t një e-mail të gjatë ku ka pranuar se u dorëzua shumë shpejt dhe e la martesën të prishej. Russell Brand plotësoi dokumentet e divorcit dhjetorin e kaluar, por duket se është penduar për këtë veprim.

Një burim u shpreh: “Russell do më të mirën për Katy-n, por duhet ta kishte kuptuar që në fillim se me çfarë vajze të veçantë ishte martuar dhe jo pesë muaj pas divorcit.”
Mediat rozë publikuan në dhjetor se arsyeja e divorcit të çiftit ishte se Rusell-it nuk i pëlqenin festat e shumta ku merrte pjesë bashkëshortja e tij.

Top Channel