Roma, Luis Enrique do të largohet

09/05/2012 11:10

“Luis Enrique do të largohet!” Ky është titulli i ‘Corriere dello Sport’, gazeta që jep lajmin se tekniku spanjoll i Romës ka marrë vendimin për tu larguar në fund të sezonit nga klubi kryeqytetas dhe njoftimi zyrtar do të jepet ditën e hënë.

Luis Enrique po mendohej për të ardhmen e tij dhe kishte shumë mundësi që të vazhdonte aventurën italiane duke marrë parasysh besimin që kishin tek ai drejtuesit dhe lojtarët verdhekuq, por në fund ka vendosur të largohet pasi nuk arriti një vend as në Ligën e Europës për sezonin e ardhshëm.

Sipas kësaj gazete, në vendimin e Luis Enrique ka ndikuar “stresi i futbollit italian” dhe jo pakënaqësia e tifozëve.

Emrat e zëvendësuesve të mundshëm të spanjollit janë portugezi Andre Villas-Boas dhe ish-futbollisti i Romës dhe trajneri aktual i Catania, Vincenzo Montella.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA