Europa League / Mbyllet faza e Ligës, zbardhen verdiktet përfundimtare, skuadrat mësojnë fatin
Carles Puyol pranoi se nuk ka asnjë mundësi që të marrë pjesë në kampionatin europian të futbollit që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë gjatë verës.
Qendërmbrojtësi i kombëtares spanjolle pësoi një dëmtim në gju dhe në një konferencë për shtyp të mërkurën theksoi: “Është shumë e vështirë që të rekuperohem. Do të pres se çfarë do të bëjnë mjekët, por mendoj se është e pamundur. Do të ketë lojtarë të tjerë në formë që do të më zëvendësojnë. Do të ishte e padrejtë që unë të shkoja në Euro 2012 në formë jo të plotë.”
Kapiteni i Barcelonës bëri të ditur se nuk do të tërhiqet nga kombëtarja edhe pse në moshën 34-vjeçare: “Dua të tërhiqem duke luajtur dhe jo i dëmtuar. Kam 98 ndeshje me kombëtaren dhe do të më pëlqente të arrija shifrën 100.”
“Kam pasur edhe verën e kaluar probleme me gjurin dhe doktorët më thanë që duhet të bëj një pastrim sepse më pengon të stërvitem”, shtoi Puyol.
Top Channel