Përforcimi i parë i Milanit

09/05/2012 12:35

Mungon ende zyrtarizimi, por Bakaye Traore është lojtari i ri i Milanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mesfushori nga Mali për mediat franceze.

“Kam firmosur një kontratë 3-vjeçare dhe nuk kam frikë nga konkurrenca në një ekip të madh si Milani”, theksoi Traore për ‘Radio Info’.

27-vjeçari do të mbërrijë në klubin kuqezi me parametra zero sepse kontrata e tij me Nancy skadon në përfundim të këtij sezoni.

“Është një ëndërr që realizohet. Kisha oferta të tjera, por Milani është unik dhe më kërkonin me patjetër”, thekson Traore.

Futbollisti kërkohej nga Marseille, Newcastle dhe Aston Villa. Mesfushori ka një gjuajtje të mirë dhe në tetë takimet e fundit ka shënuar 5 gola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA