Freida Pinto, protagonistja e ‘Slumdog Millioinaire’, pranon se pasi fitoi famë nga filmi në fjalë iu desh një kohë e gjatë të mësohej me të.
Aktorja deklaroi se në momentet e vështira gjeti mbështetje tek kolegu dhe i fejuari i saj Dev Patel.
“Kisha nevojë të flisja me dikë për atë që po më ndodhte dhe ai ishte i vetmi person që më kuptonte plotësisht sepse e njihte situatën ku ndodhesha. Ka qenë e mrekullueshme ta kisha pranë vetes”, u shpreh Pinto.
“Isha e gëzuar se si po më shkonin gjërat, por ishte shumë për një njeri që s’e kishte provuar kurrë famën”, shprehet Pinto për ‘Daily Telegraph Australia’.
“Familja dhe miqtë e ngushtë ishin ata që më ndihmuan të qëndroja me këmbë në tokë”, shton 27-vjeçarja.
Top Channel