Francë, shpërthim në impiantin bërthamor

09/05/2012 00:00

Rrjedhja e lëndëve radioaktive ka shkaktuar një shpërthim të fuqishëm në një central bërthamor në Francë.

Shpërthimi ka ndodhur në centralin bërthamor të Fessenheim-it në lindje të Francës, pranë kufirit me Gjermaninë. Shpërthimi ka shkaktuar flakë të fuqishme që kanë lënduar lehtë dy punonjës të centralit bërthamor.

Kompania në pronësi të së cilës është ky central, EDF njoftoi se shkak i shpërthimit ishte një avari gjatë ftohjes së turbinave.

Centrali i Fessenheim-it funksionon me reaktorët më të vjetër në Francë dhe shpesh është vënë në qendër të protestave kundër energjisë bërthamore.

Top Channel