Europa League, finale spanjolle

09/05/2012 00:00

Gjithçka duket gati në Bukuresht për finalen e Kupës Europa League e cila si rrallë herë do të luhet nga dy skuadra të të njëjtit shtet.

Shumë gjëra kanë të përbashkëta këto dy klube veç kombësisë, duke filluar nga emri: Atletico apo Athletic, trajnerët argjentinas dhe deri tek ngjyrat bardhë e kuq të fanellës, ngjyra që kanë veshur kryeqytetin rumun.

“Finalja është diçka që nuk mund të luhet çdo ditë dhe nuk përsëritet shpesh”, ka deklaruar trajneri i Bilbaos, Marcelo Bielsa.

Ndërkohë trajneri i Altetico Madrid, Diego Simeone, shton: “Fnalja është një ndeshje speciale. Na duhet ta luajmë këtë takim me urinë e një fëmije të sapolindur dhe të tregojmë eksperiencën e një skuadre që luan prej kohësh në aktivitetet europiane.”

Duket qartë që Simeone luan gjithçka me karakterin e skuadrës së tij duke e konsideruar këtë si pikë të fortë. Në të vërtetë Atletico ka fituar 11 ndeshje radhazi në këtë veprimtari dhe ka shënuar 30 gola, më shumë se kushdo tjetër.

Edhe sa i përket kampionatit Altetiko Madridid është në formë më të mirë se kundërshtarët e tyre pasi vijnë në këtë finale pas 7 ndeshjesh pa humbje, ndërsa Bilbao ka marrë vetëm 1 pikë në tre ndeshjet e fundit.

Athletic Bilbao ka 28 vite që nga trofeu i fundit i fituar në Spanjë, ndërsa në Europë ka 35 vite që nga finalja e fundit, ku kanë humbur përballë Juventusit në Kupën UEFA.

Megjithatë gjithçka mbetet për t’u luajtur në Nacional Arena të Bukurehstit, stadium i veshur i gjithi bardhekuq.

Atmosferën e kësaj ndeshjeje finale të kupës Europa League do të keni mundësinë ta ndiqni si gjithmonë drejtpërdrejtë në paketën Supersport dhe Supersport HD të platformës Digitalb duke filluar nga ora 20:00.

Top Channel