Në Ditën e Europës, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri organizoi një koncert në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku mes të tjerësh ishin të ftuar autoritetet më të larta vendase dhe artistë.

Fjalën e hapjes e mbajti ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, i cili përcolli mesazhin “Aty ku ka zemër ka dhe krahë”.

Sequi u shpreh se Europa është sot një histori e hapur dhe e ardhmja e Shqipërisë është në Europë, pavarësisht sfidave dhe peripecive që do t’i duhet të kalojë. “Unë e di që objektivi nuk është i lehtë, por është një objektiv kombëtar i cili do arrihet”, u shpreh Sequi.

Në aktivitetin e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, kryesocialisti Edi Rama, kryeparlamentarja Jozefina Topalli etj.

Pjesë e koncertit ishin artistë shqiptarë që zhvillojnë aktivitete artistike në vende të ndryshme të Evropës.

Ndryshe nga herët e tjera, kur në Shqipëri për ditën e Evropës organizoheshin aktivitete gjatë një jave, këtë vit ato do të shtrihen përgjatë të gjithë muajit maj.

Kjo ditë e ka zanafillën më 9 maj të 1950-ës, datë kur Robert Shuman paraqiti propozimin që çoi në themelimin e Bashkimit Europian.

  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA