Një projekt i Bashkimit Europian ka përfshirë qytetin e Beratit, si një
ndër shtatë vendet më të rendesishme kulturore te Europes Juglindore,
per te cilat synohet nje menaxhim me i mire per zhvillimin e turizmit.
Dy ditet e fundit ne qytet eshte zhvilluar takimi ndermjet shtate siteve te UNESCO-s, te perfshire ne projektin Sust cult financuar nga Bashkimi Europian. Ky projekt ne te cilin eshte perfshire Bashkia e Beratit dhe Drejtoria Rajonale e Kultures dhe synon te krijoj nje menaxhim te qendrave historike te shtate siteve duke krijuar nje rrjet te perbashket nderkombetar ne fushen e kultures dhe trashegimise kulturore.
Puna per kete projekt ka filluar ne muajin qershor te vitit 2011 dhe do te perfundoje ne vitin 2014. Si rezultat i ketij projekti, te gjitha sitet do te hidhen ne internet ne sistemin GIS, ku çdo objekt do te kete te ashtuquajturen “pasaporte’ te tij me informacione te bollshem dhe professional per çdo vizitore.
Top Channel