“Ky rezultat është ëndrra e parë që është realizuar.” Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, komenton kështu fitoren e titullit kampion nga ana e ekipit të tij në një universitet të Torinos.
“Për mua ky titull përfaqëson nderin e rikthyer të popullit juventin dhe ky ishte objektivi i parë që i kisha vënë vetes kur erdha në presidencë dy vjet më parë”, u shpreh Agnelli.
Një meritë e madhe sipas Agnelli-t i shkon trajnerit Antonio Conte: “Trajneri ka përcjellë bindje tek lojtarët për të arritur suksesin. Arriti një sukses që në fillim nuk pritej nga ne.”
Përsa i përket të ardhmes së “Zonjës së Vjetër”, presidenti theksoi: “Rruga jonë është e qartë. Unë mendoj se Juventusi ekziston për të fituar dhe të ardhmen e imagjinoj vetëm me fitore. Për këtë punojmë.”
Top Channel