“Hakmarrësit” do të bashkohen sërish

09/05/2012 14:20

Filmi ‘Avengers’ (Hakmarrësit) ka marrë kritika pozitive nga të gjithë specialistët e kinematografisë për skenat e aksionit, humorit dhe kastit të shkëlqyer të aktorëve.

Në momentin që po shfaqet në kinematë amerikane dhe po korr një sukses të pabesueshëm, vjen lajmi se vazhdimi i këtij filmi është konfirmuar nga Robert A. Iger, presidenti dhe shefi ekzekutiv i Walt Disney Co.

Duke folur për popullaritetin e filmit, Iger theksoi: “Kjo tregon se pse i pëlqejmë shumë personazhet e Marvel. Karaktere të mrekullueshme dhe një skenar shumë i përshtatshëm për kinema.”

Filmi “Hakmarrësit”, me regji të Joss Whedon, ka një kast të përbërë nga Robert Downey Jr., Chris Evans, Chris Hemsworth, Mark Ruffalo, Scarlett Johansson, Jeremy Renner dhe Samuel L. Jackson.

Sipas ‘Hollywood Reporter’, filmi ka grumbulluar 702 milionë $ në të gjithë botën (vetëm në SHBA ka grumbulluar 207 milionë $ në tre ditët e para të shfaqjes).

Top Channel