Shkodër, plagoset me thikë punonjësi i shërbimit të bankës

08/05/2012 00:00

Punonjësi i shërbimit të një banke është plagosur mëngjesin e së premtes. Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, ku M. L, 28 vjeç, është qëlluar me thikë nga Zamir Bilali, 45 vjeç.

Policia e Shkodrës njofton paraprakisht se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. 28-vjeçari është transportuar menjëherë në Spitalin e Shkodër, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ndaluar Zamir Bilalin, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

 

Top Channel