SHBA, dështon sulmi terrorist

08/05/2012 04:00

Agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera kanë arritur të shkatërrojnë një komplot për të hedhur në erë një aeroplan dhe kanë konfiskuar një mjet shpërthyes që është i ngjashëm me ato të përdorura më parë nga Al Kaeda, bënë me dije zyrtarët.

“Komploti u zbulua para se të kërcënohej ndonjë qytetar amerikan, dhe asnjë prej linjave ajrore nuk u vu në rrezik”, tha një zyrtar amerikan i anti-terrorizmit. Një pajisje jo metalike shpërthyese si ai i përdorur në përpjekjen e dështuar të shpërthimit të një avioni të linjës së Detrotit në vitin 2009 u gjet”, theksoi zyrtari, duke shtuar se ajo shërbente si një bombë vetëvrasëse.

Një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare tha se autoritetet nuk kanë një informacion të veçantë, të besueshëm në lidhje me një komplot terrorist aktiv kundër SHBA-ve edhe pse ata vazhdojnë të monitorojnë përpjekjet për të kryer sulme të tilla.

“Presidenti Barak Obama u njoftua në lidhje me komplotin dhe kjo përpjekje nënvizon edhe njëherë domosdoshmërinë për të mbetur vigjilent kundër terrorizmit këtu dhe jashtë vendit”, tha në një deklaratë Shtëpia e Bardhë.

Sulmi i dështuar vjen në të njëjtën kohë me përvjetorin e vrasjes së Osama Bin Laden, edhe pse një tjetër zyrtar amerikan i shërbimeve anti-terror tha se kjo përpjekje nuk ishte programuar për të koinciduar me vdekjen e liderit të Al-Kaedas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA