Nelly Furtado heq dorë nga muzika për shkak të sulmeve mizore ndaj trupit të saj Rita Ora, këngëtarja nga Londra me origjinë shqiptare, arrin brenda disa muajsh një sukses të ri të jashtëzakonshëm me këngën e re të saj “R.I.P.”.
Ky është suksesi i saj i parë si këngëtare solo. Rita Ora, arrin brenda ditës të spostojë nga vendi i parë këngëtaren me origjinë greke Tulisa, e njohur edhe si anëtare e jurisë në programin mjaft popullor “XFactor” në Britani.
Suksesi i parë i Rita Orës ishte kënga “Hot Right Noë” me DJ Fresh po në vend të parë.
Rita Ora në intervistën e parë dhënë një media televizive shqiptare, përpara një muaji tha për Top-Channel se ajo do të dëshironte të merrte pjesë në finalen e Top Festit. Ajo ka një axhendë mjaft të ngjeshur promovimi, kur vetëm javën e kaluar është kthyer nga Los Anxheles nga studiot e reperit të famshëm JayZ kompania e të cilit “Roc Nation” e ka kontraktuar.
Ajo ka dhënë dje në Londër një shfaqe tjetër, ndërkohë që në verë fillon një turne nëpër Evropë me grupin e njohur Cold Play. Rita Ora po vlerësohet shumë edhe nga media britanike ku tabloidi “The Sun” sot e cilëson si prurjen më të re të muzikës britanike duke e cilësuar atë si versionin britanik të Rihanës.
Top Channel