Një nga pozicionet që Jose Mourinho kërkon të përforcojë tek Real Madrid është krahu i djathtë i mbrojtjes dhe sipas mediave spanjolle i përzgjedhuri i portugezit është mbrojtësi i Borussia Dortmund, Lukasz Piszczek.
Ka disa javë që drejtuesit madrilenë po negociojnë për blerjen e polakut, çmimi i të cilit mund të jetë rreth 10 milionë euro. 26-vjeçari do të jetë rivali i Alvaro Arbeloa për një vend në formacionin bazë.
Lukasz Piszczek është një lojtar i shpejtë, i fortë në lojën në ajër (1.86 metra i gjatë) dhe i mirë në lojën sulmuese. Nga ana tjetër vihen re disa mangësi taktike duke qenë se është një mesfushor i kthyer në mbrojtës. Ka vetëm dy sezone që luan si mbrojtës krahu në Bundesligën gjermane.
Piszczek do të jetë titular me Poloninë në EURO 2012 dhe ky turne i rëndësishëm do të jetë sprova e tij pas paraqitjes shumë të mirë në Gjermani ku me verdhezinjtë e Dortmundit ka fituar dy tituj kampion radhazi.
Top Channel