Në pranga majori i Policisë Ushtarake, vodhi energjinë elektrike

08/05/2012 00:00

Një major i Policisë Ushtarake është vënë në pranga nga blutë e Tiranës. Sipas burimeve zyrtare, Avni Brahaj, 45 vjeç është arrestuar për vjedhje të energjisë elektrike.

“Në banesën e tij u konstatua ndërhyrje e paligjshme në matësin e energjisë. Ndërsa Brahaj u arrestua në flagrancë”, saktësuan burimet zyrtare të policise kryeqytetase.

Top Channel