Korçë, zhdukja e të riut, shoqërohen 20 persona

08/05/2012 00:00

I zhdukur prej 1 majit, Armand Abdullai vijon te mos kete kontakte me familjaret, ndersa fqinja e tij, e cila i kishte marre nje shume te konsiderueshme lekesh me fajde ka pohuar se nuk ishte e vetmja qe i kishte borxh.

Sipas saj ajo ka shlyer rregullisht çdo këst të detyrimit të saj prej 5 milionë lekësh të vjetra dhe nuk ka pasur asnje konflikt me 30-vjeçarin, por persona të ndryshem i drejtoheshin Armand Abdullait per t’i marre leke ne kembim te interesit qe ai kerkonte.

Burime nga policia thane se deri tani jane shoqeruar rreth 20 persona per t’u mare ne pyetje  mes tyre edhe nje vajze me te cilen 30- vjeçari ka pasur lidhje intime, por aktualisht vijojnë të jenë dy pista hetimi ajo e konflikteve me persona, te cilet kane marre para me fajde nga Abdullai dhe mundesia e largimit te tij ne shtetin grek permes kufirit te gjelber.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB