Kina mbyll zyrën e Al-Jazeras në Pekin

08/05/2012 03:17

Kanali televiziv arab Al-Jazeera thotë se ka qenë i detyruar të mbyllë byronë në Pekin pasi reporteri i tij në gjuhën angleze u përjashtua.

Vendimi i Kinës për të mos rinovuar kredencialet e shtypit dhe vizën e Melissa Chan, është veprimi i parë i tillë kundër një gazetari të huaj prej shumë vitesh.

Al-Jazeera tha se do “të vazhdojë të kërkojë prezencën e saj në Kinë”.

Zyrtarët kinezë kanë refuzuar të lejojnë zëvendësimin e Znj. Chan, korrespondente për Kinën e kanalit arab që prej vitit 2007.

“Një veprim i tillë do të shihet si një përpjekje e autoriteteve kineze për të frikësuar mediat e huaja që veprojnë në vend”, thotë korrespodenti i BBC-së në Pekin.

Ky rast vjen në një kohë kur Kina po përgatitet që pas një dekade të ndryshojë lidershipin e saj, e cila e bën këtë një periudhë akoma më të ndjeshme në politikën e brendshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA