Elbasan, shtohen rastet e dhunës ndaj gruas

08/05/2012 00:00

Dhuna ndaj gruas vijon të mbetet një problem i mprehte social në Qarkun e
Elbasanit. Sipas disa statistikave të Forumit të Gruas, për katër muaj
janë paraqitur pranë këtij institucionit 202 gra të dhunuara.

Femrat që jetojnë në zonat rurale janë me të prekura nga dhuna fizike nga bashkeshortet dhe një pjesë e tyre kërkojnë zgjidhje te martese dhe urdhër mbrojtje.

Remzie Mena, nëne e katër fëmijëve është një nga rastet e grave te dhunuara, ajo së bashku me fëmijët prej shtatë vjetësh janë dhunuar në mënyrë sistematike nga bashkëshorti i saj. Remzia vjen nga Komuna Rrushbull e Durrësit dhe është strehuar në Elbasan.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB