Dëmtohet Pujol para Euro 2012

08/05/2012 00:00

Spanja përballet me problemin e parë në prag të Kampionatit Evropian të
futbollit që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë. Qendërmbrojtësi i
skuadrës kampione në fuqi, Karles Pujol nuk do të jetë në dispozicion të
trajnerit Visente Del Boske për shkak të një problemi në gjurin e
djathtë.

Mbrojtësi 34-vjeçar u dëmtua në ndeshjen e kampionatit mes Barcelonës dhe Espanjolit dhe stafi mjekësor i klubit katalanas ka konfirmuar se Pujol do t’i nënshtrohet një operacioni në datën 12 maj dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreth 6 javë.

Karles Pujol në vitin 2010 kërkoi të tërhiqej nga kombëtarja spanjolle menjëherë pas përfundimit të botërorit të Afrikës së Jugut. Por trajneri Del Boske i kërkoi që të qëndrojë në skuadër edhe për Euro 2012. Mesa duket fati nuk ishte me 34 vjecarin i cili do të humbasë evenimentin më të rëndësishëm të vitit pikërisht në momentin më të mirë të tij.

Top Channel