Ambasadori i BE-së për Kosovën Samuel Zhbogar thotë se, BE-ja ka kohë që ka kërkuar nga Qeveria e Prishtinës hartimin e një plani të veprimit për veriun e Kosovës.

Sipas Zhbogar, serbet e veriut vetëm me ndonjë ofertë të përshtatshme ku do të përfshiheshin kushtet të favorshme për ta, serbët do të pranin realitetin e ri në Kosovë. Në këtë mënyrë ai ka hapur rrugën e mundësisë së dialogut ndërmjet qeverisë së Prishtinës dhe përfaqësuesëve serb të veriut.
 
“Që nga tetori, kur është lëshuar Raporti i Progresit, ne jemi duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për të përgatitur një plan dhe axhendë për pjesën veriore. Mendoj se pasi të ulet tensioni lidhur me këto zgjedhje, ne mund të përqendrohemi në atë se si të merremi me pjesën veriore, kryesisht Qeveria e Kosovës për të arritur një ide që njerëzit të cilët jetojnë të ndihen mirë”, tha Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së për Kosovën.
 
Sipas tij, së bashku me Qeverinë e Kosovës në të ardhmen do të koncentrohen që t’u ofrohet serbëve në veri një jetë më e mirë, në mënyrë që ata të pranojnë realitetin në Kosovë.  Zhbogar lavdëroi OSBE-në për lehtësimin e zgjedhjeve serbe. Ai tha se Qeveria e Kosovës, Policinë dhe qytetarët kanë treguar maturi dhe kanë ndihmuar në lehtësimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe.
 
“Tani vazhdojmë përpara, këto janë zgjedhje serbe dhe rezultatet e tyre do të ndikojnë në qeverinë dhe presidentin e ri në Serbi, por Kosova ka çështje dhe gjëra tjera për të menduar të cilat kanë prioritet për momentin”, tha Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së për Kosovën.

Këto komente, Zhbogar i bëri në kuadër të javës së BE-së, ku vizitoi shkollën fillore ”Hasan Prishtina”, dhe debatoi me nxënësit e kësaj shkolle për BE-në, por gjithashtu bëri prezantimin “Të shkojmë në Evropë”.

Top Channel