Bastet për Euro 2012, favorite Gjermania e Spanja

08/05/2012 00:00

Pas një muaji do të nisë aktiviteti më i rëndësishëm i futbollit Evropian, Euro 2012 që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.

Në prag të këtij aktiviteti, kompanitë e basteve kanë filluar të bëjnë parashikimet e tyre në lidhje me skuadrën që do të triumfojë në finalen e 1 korrikut. Sipas tyre, Spanja dhe Gjermania janë ato që kanë probabilitetin më të madh për të dalë fituese dhe kompanitë e basteve i kuotojnë ato me koeficentin 3.75. Menjëherë pas tyre gjendet Holanda me koeficent 8 dhe Franca me 12. Italia dhe Anglia kuotohen me koeficentin 13, ndërsa Portugalia vlerësohet me 17.

Por jo vetëm kaq, kompanitë e basteve bëjnë parashikimet e tyre edhe për skuadrat që priten të dalin në finale. Sipas tyre do të përsëritet sfida finale e Euro 2008 dhe përballë do të vendosen sërish Spanja me Gjermaninë që kuotohet me koeficentin 7. Finalja e mundshme mes Gjermanisë dhe Holandës kuotohet me 12, ndërsa ajo mes Italisë dhe Spanjës ka koeficentin 13.  

Top Channel