Zgjerohet lista e të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë. Haki Haziri, i cili për një javë llogaritej i zhdukur, është i dyshuari i gjashtë dhe akuzohet për veprën terrorizëm.

Gjykatësi hetues mbrëmjen e së hënës, Hakiut i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, nën dyshimin se ai ka ndihmuar autorët për të kryerjen e vrasjen. Këtë e ka bërë të ditur avokati mbrotjës i Haki Hazirit, Naser Raufi.

“Unë e kam parë, në ora 16 Haki Haziri, është sjellë prej Ministrisë së Punëve të Brendëshme dhe i njëjti ka qenë katër në gjyqin themelor për hetime, më pas është dërguar në burgun e Prilepit.  Assesi nuk mbajnë akuzat dhe deri tani nuk na janë prezentuar asnjë prej dëshmive. Presim që nesër të në prezantohen”, thotë Naser Raufi, avokat.

Nga Gjykata Themelore në Shkup informojnë se Haki Haziri me kërkesë të tij deri më tani ka qenë dëshmitarë i mbrojtur, ndërsa më pas me ankesë e ka humbur këtë status, për çka Prokuroria Publike ka zgjëruar hetimin edhe kundër tij dhe ai tani gjendet në paraburgim.

Haki Haziri që nga dita e arrestimit më 1 maj nuk ishte kthyer në shtëpi.
Nga policia por edhe nga partia shqiptare në pushtet BDI kanë thënë se ai është liruar më 2 maj dhe me vetëdëshirë nuk është kthyer tek familja e tij.

Por familjarë e Hakiut, dyshojnë se ai është mbajtur nga policia e cila me dhunë ka tentuar ta detyroj të dëshmojë kundër 5 të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë.

“Djali im është arrestuar nga policia e Maqedonisë në të cilin shtet edhe ne jetojmë. Mendoj se policia me djalin tim është duke manipuluar. Më duket si një rast i montuar”, tha Safet Haziri, i ati i Haki Hazirit.

Përvec Haki Hazirit, për vrasjen e pesëfishtë akuzohen edhe pesë persona tjerë, dy prej të cilëve ndodhen në arrati.

Top Channel