Aksident në Tiranë, makina përplas një 25-vjeçare

08/05/2012 00:00

Një 25-vjeçare është aksidentuar mëngjesin e së premtes në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Një automjet tip BMW ka përplasur vajzën, e cila është transportuar drejt spitalit të Traumës. Drejtuesi i mjetit, R. V është ndaluar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Top Channel