Vritet një lider i Al Kaedës

07/05/2012 08:30

Një lider i Al Kaedës në Jemen është vrarë gjatë një sulmi ajror me avion të telekomanduar. Fahd al-Quso u vra nga dy predha të cilat shkaktuan edhe një tjetër viktimë.

Vdekja e tij është konfirmuar nga Al Kaeda dhe ambasada e Jemenit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo e fundit kishte ofruar 5 milionë dollarë shpërblim për informacione që do të çonin në kapjen e tij.

Një zyrtar amerikan u shpreh për AFP se al-Quso po planifikonte sulme mbi SHBA-nw dhe Jemenin.

Al-Quso ka sulmuar në tetor të vitit 2000 një anije ushtarake amerikane në portin Aden të Jemenit duke vrarë 17 marinarë amerikanë e duke plagosur 40 të tjerë.

SHBA nuk kanë pranuar asnjëherë përdorimin e avionëve të telekomanduar në sulme ndaj liderëve të Al Kaedës, por mendohet se kanë realizuar tetë sulme të tjera të këtij lloji gjatë këtij viti.

Top Channel