Rita Ora promovon këngën e re

07/05/2012 09:50

Rita Ora, këngëtarja e lindur në Kosovë që ka “pushtuar” Britaninë e Madhe me hitin “Hot Right Now”, ka nxjerrë në treg këngën e saj më të re me titull “R.I.P”.

Për promovimin e punës së saj, Rita Ora bëri një performancë “të nxehtë” për fansat në një nga klubet e natës në qendër të Londrës.

Këngëtarja e re u ngjit në skenë me një veshje shumë seksi dhe këndoi disa nga këngët e albumit të saj të ri.

Rita Ora ka qenë shumë e zënë kohët e fundit me promovimin e albumit të saj më të fundit dhe javën e kaluar ndodhej në Los Angeles (SHBA).

Top Channel