Pasi ka marrë “Gladiatorin e Artë” për filmin “Vincere”, regjisori i mirënjohur italian Marco Bellocchio, i shoqëruar nga montazhierja e filmave të tij, gjatë një komunikimi me kineastë, studentë dhe dashamirës të kinemasë në Durrës ka ndarë përshtypjet e tij mbi vizitën e parë në Shqipëri, si dhe detaje nga puna e tij.
Shfaqja premierë e filmit të tij “Motrat Mai” përforcoi deklaratën e Bellocchio për realizimin e filmave të mëdhenj me një buxhet modest.
Ky film është prodhim i vitit 2010, por i realizuar përgjatë dekadës së fundit në 6 episode të ndryshme me pjesëmarrjen e familjarëve të regjisorit, i cili aktualisht po punon mbi një film që ka në fokus të tij qendrimet katolike dhe laike mbi eutanazinë, të nxitura nga historia reale e Luanës, një vajze të re italiane që bëri zgjedhjen e saj për jetën para aksidentit tragjik e megjithatë u mbajt artificialisht në jetë për vite me radhë.
Top Channel