Lotito në versionin Husain Bolt

07/05/2012 00:00

Claudio Lotito në versionin Husain Bolt. Pasditen e së dielës, në fushën e Salernitanës, ku është bashkëpronar, Lotito festoi ngjitjen e skuadrës në kategorinë Lega Pro.

Në fund të takimit drejtuesit e Salernitanës dhe futbollistët nisën të festonin për promovimin e skuadrës një kategori më lart. Mes personave në “hare” ndodhej edhe pronari i Lacios, Claudio Lotito, por që ka dashur të qendrojë larg festimeve të shfrenuara, duke shmangur lagien me ujë.

Por njëri nga lojtarët e Salernitanës, e ndjek në fushë me bidonin me ujë. Gjatë vrapimit, Lotito pengohet e rrëzohet në fushë dhe përvecse nuk shmangu dot bidonin me ujë, kundër tij mbërrin dhe “armata” e lojtarëve të tjerë, me një kovë të madhe e cila përfundon e gjitha mbi trupin e Lotito-s së ulur në fushë e të dorëzuar tërësisht përballë festimeve.

Ndoshta, bosi i Lacios kërkonte të mos i prishej kostumi i tij, kush e di…

Top Channel