Lady Gaga: Droga ishte mikesha ime

07/05/2012 14:15

Edhe pse kohët e fundit kishte premtuar se do i qëndronte larg mediave dhe se nuk do të jepte asnjë intervistë, Lady Gaga nuk e ka mbajtur fjalën.

Këngëtarja ishte shprehur se donte të përqendrohej vetëm tek muzika, por në një emision televiziv amerikan (The Conversation) ka folur hapur për shumë tema të jetës së saj private.

Fillimisht, Lady Gaga ka bërë të ditur se është ndarë nga partneri Taylor Kinney dhe se ka filluar një fazë të re në jetën e saj.

Më pas zbuloi se në moshën 19-vjeçare vendosi t’i përkushtohej plotësisht muzikës, por gjërat nuk shkuan siç duhej sepse droga nuk e lejoi: “Droga u bë mikja ime më e mirë. Ishte një mënyrë e tmerrshme për të mbushur boshllëkun që ndieja.”

“Erdhi një ditë që fillova të mendoja dhe i thashë vetes: Ti nuk je artiste! Nëse do të ishe artiste do të merreshe me muzikë dhe nuk do të harxhoje paratë me atë pluhur djallëzor”, kujton Lady Gaga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA