Kampionati i qitjes me pjatel

07/05/2012 00:00

Është zhvilluar në rrethin e Lushnjes kampionati i 35 i qitjes me pjatel.

Në këtë kampionat morën pjesë 15 ekipe të gjuetarëve nga jugu i vendit. Gara është zhvilluar në Luginën e Ardenicës, në Kolonjë.

Garuesit kanë gjuajtur nga 8 pjatela dhe erdhën në këtë kampionat pas përzgjedhjeve të bëra në fazën e parë. Ky lloj sporti kërkon zbatim të rregullave të forta dhe precizion në gjuajtje.

Pjesëmaresit kanë qenë të të gjitha moshave, ku më i vjetri ishte 94 vjeç.

Ekipi i Lushnjes zuri vendin e parë në këtë kampionat, rrethi i Fierit i dyti dhe vendin e tretë e zuri ekipi i Beratit.

Përsa i përket garës individuale u radhit i pari Fadil Leka, anëtar i shoqatës së gjuetarëve “Blerimi” në Lushnje.

Në kampionatin e qitjes me pjatel, me ftesë të Federatës së Gjuetarëve të Shqipërisë dhe në kuadër të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit, ishin të ftuar edhe shoqata gjuetarësh nga Kosova.

Top Channel