Juventusi kampion i Italisë

07/05/2012 00:00

Juventusi shpallet kampion i Italisë një javë përpara përfundimit të kampionatit, me fitoren 2-0 përballë Kaliarit, por dhuratën e kësaj feste ia bën Interi i cili në Milano fiton derbin 4-2 me Milanin.

Zhbllokojnë ndeshjen shumë shpejt djemtë e Kontes. Vucinic i nisur nga një pozicion i dyshimtë në minutën e gjashtë shënon golin e avantazhit, ndërkohë që për golin e dytë mendon mbrojtësi Kanini i cili devijon topin për në portën e tij.

Gjithsesi festa e bardhezinjve fillon pas 11-metërshit të dytë të Interit, kur Milito kalon Interin në avantazh në 3-2, ndërkohë që në mbyllje të takimit është Maikon ai që vulos gjithçka me një supergol duke mbyllur shifrat në 4-2.

Ndërkohë për Milanin dy golat u shënuan nga Ibrahimovic me 11-metërsh në fillim e më pas në pjesën e dytë sërish suedezi mposht Zhulio Sezar.

Në mesditën e së dielës ka fituar edhe Lazio ku vlen të përmendet një eurogol i kapitenit të përfaqësueses sonë Lorik Cana. Me këtë fitore 2-0 ndaj Atalantës, Lazio shpreson deri në ndeshjen e fundit për vendin e tretë që aktualisht e mban Udineze me 2 pikë avantazh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA