JLo dhe i dashuri drejt martesës
07/05/2012 10:50
Jennifer Lopez është e lidhur prej katër muajsh me Casper Smart (një balerin 17 vjet më i ri se këngëtarja) dhe sipas ‘US Weekly’ çifti po shkon drejt martesës që do të ishte e katërta për JLo.
Edhe pse para disa javësh portorikania theksoi se nuk po mendonte të martohej, një nga burimet anonime të mediave rozë ka zbuluar se “të dy janë shumë të lumtur dhe kanë shprehur dëshirën për tu martuar”.
“Jennifer kërkon të qëndrojë përgjithmonë me Casper”, theksoi burimi për revistën amerikane.
Burime të këtij tipi kanë thënë të njëjtën gjë edhe kur këngëtarja u martua me Chris Judd, Ojani Noa dhe Marc Anthony.
Top Channel