Si çdo të hënë në emisionin e Pasdites ishte i ftuar i eleminuari i radhës nga Big Brother Albania 5. Në spektaklin e të shtunës, publiku vendosi që ai që duhej të linte shtëpinë ishte Graciano, që humbi duelin në televotim me Gentën.
Graciano rrefen orët e para pas daljes, pritshmëritë, përshtypjet tek familja, shoqëria dhe fansat si dhe për lidhjen e lindur brenda mureve të shtëpisë së Big Brother me Lorenën, një lidhje e parë jo nga pakkush si “e cuditshme”.
“Pas daljes komunkimi im i parë ka qenë me familjen time, me babain në telefon dhe me shoqërinë. Kam marrë komente të mira dhe nuk prisja gjithë ato lavdërime. E prisja në një farë mënyre të më pëlqenin, por kur pashë sa më kanë mbështetur fansat thashë; ç’po bëhet? Për momentin më bëhet qejfi që shoqja ime Genta po vazhdon lojën aty brenda”, rrëfen Graciano.
Përsa i përket lidhjes me Lorenën dhe mospërmendjes së saj nga ana e Gracianos pas eleminimi ai thotë: “Kam dalë shpesh me Lorin dhe e kam ndjerë veten të respektuar në detaj. Vura re se loja ime ishte shumë e pëlqyer edhe nga Lorena. Unë kisha një lojë dhe nuk duhej të përmendja Lorenën. Ajo zë një tjetër vend tek Graciano. Me miqtë e mi kam diskutuar për Lorenën. Isha real aty brenda, por duhet ta pranojmë nuk jam super i dashuruar me Lorenën, por jo se nuk do ta respektoj. Dhe nuk mendoj se lidhja me Lorenën më ndihmoi të qendroja në shtëpi. Nuk mendoj se me ndihmoi njeri në shtëpi, sepse i përballoja vetë situatat e krijuara aty”.
Kritikat ndaj Gracianos janë përqendruar kryesisht tek dëshira e tij për të qenë protagonist me cdo kusht, duke folur pa pushim si dhe lënia jashtë debateve të shtëpisë të shoqërisë së tij.
“Shoqërinë mendoj se e kam respektuar aq sa duhet. Unë ky jam. Nëse kam ngritur zërin e kam bërë për të dhënë mendimin tim. Nuk kisha shkuar në shtëpi për pushime, por për një lojë. Jam shumë i kënaqur me atë që dhashë në atë shtëpi megjithëse unë kisha vështirësi me moshën e vogël dhe më duhej të bërtisja për të zënë një pozicionim aty brenda. Por asgjë nuk ishte strategji. Me personat që jam afruar ishte dicka e ndjerë, më kanë respektuar, i kam respektuar, njerëz që më donin dhe i doja. Ëndrra ime ishte të arrija finale, pse jo dhe 100 mln, por gjërat e tjera i kam realizuar të gjitha”, shprehet Graciano.
Nga banorët e mbetur në garë, Graciano vecoi Liamin si shembulli i keq për t’u ndjekur: “Me Liamin kam patur konflikt. Është një shembull i keq për të imituar Liamin. Nuk di të marr një shembull të Liamit. Liami arriti në ofendime personale, familjare, shoqërore ndaj kisha konflikt me të”.
Gazetat dhe suplementet e tyre kanë shkruajtur se Graciano nuk e njihte babain e ti. Por ky pretendim i gazetave është hedhur poshtë nga vetë ai: “Historia ime është keqkuptuar për babain, është shkruar që nuk e njoh. Kjo nuk është e vërtëtë. Unë me babain kam një marrëdhënie shumë të mirë. E kam njohur prej 20 viteve, pavarësisht se kam shkëputje, pavarësisht se prindërit janë të ndarë, jam krenar për prindërit e mi. Babai më shihte 24/7 orë. Mamaja është shumë e kënaqur me mua”.
Sa i përket komenteve pas daljes: “Realisht asnjë nuk më ka krikikuar deri më tani, se di…nuk e di cfarë më ka penalizuar për largimin tim nga Big Brother. Njerëzit që më intereson mendimi i tyre, janë të kënaqur me mua.
E ardhmja dhe lidhja me Lorenën: “Big Brother ishte një trampoline për të ecur para në karrierën time si balerin. Në shkollë dua të rikthehem, por më duket se më kanë përjashtuar. Unë me Lorin kam një lidhje, që të gjithë të rinjtë e sotëm e kanë dhe nuk e kam njohur me prindërit. Kjo lidhje nuk do të thotë domosdo që unë Lorin do ta marr për nuse. Jam i përgatitur për famën e marrë nga Big Brother, e kam patur dhe më parë, por me doza më të vogla.
Top Channel