Emily Blunt, një kuzhiniere e keqe

07/05/2012 14:45

Emily Blunt gjen qetësinë pas një dite të lodhshme duke gatuar, por aktorja britanike pranon se nuk është aspak një kuzhiniere e mirë.

29-vjeçarja britanike, e cila është e martuar me aktorin John Krasinski, deklaroi për ‘New York Daily News’: “Më pëlqen shumë të gatuaj, por problemi është se pasi mbaroj së gatuari kuzhina duket sikur i ka rënë bomba. E shkatërroj plotësisht vendin. Mundohem që të jem sa më e rregullt, por e kam të vështirë.”

Protagonistja e ‘The Young Victoria’ jeton në Los Angeles (SHBA) dhe thekson se i mungojnë shumë pub-et e vendlindjes.

“Më mungojnë pasditet në pub-e, por në Amerikë kam një grup miqsh britanikë me të cilët kaloj kohën”, shprehet Blunt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA