E vërteta e shëmtuar e Heigl

07/05/2012 00:00

Katherine Heigl duhet t’i futet seriozisht punës për të tonifikuar
muskujt e saj. E vërteta e shëmtuar është se aktorja e Hollywood-it nuk
njihet për veshje shumë të kuruara, ama ajo gabon tërësisht kur zgjedh
veshje të ngushta, qoftë edhe orën e aktivitetit sportiv, pasi
pantallonat e ngushta i tregojnë keq pjesën e kofshëve plot celulitë.

Aktualisht Heigl është tepër e ngarkuar pasi po kujdeset për dy fëmijët e saj, megjithatë ajo ka rënë në sy për keq për këmbët e saj plot celulitë.

33-vjecarja dhe bashkëshorti i saj Josh Kelley njoftuan se kishin adoptuar një tjetër fëmijë. Bëhet fjalë për një vajzë nga Louisiana, e cila iu bashkua familjes muajin e kaluar. Disa vite më parë aktorja adoptoi Naleigh, një vajzë 9-muajshe nga Korea e Jugut.

 

Urojmë që aktorja të rigjejë sërish formën e saj më të mirë…

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA