Ura e Dajlanit, në hyrje të qytetit bregdetar, ashtu si dhe zona e
plazhit mbeten dy nga zonat më të njohura në Durrës, përsa i përket
ushtrimit të prostitucionit.
Ne prag te sezonit turistik vijojne masat per goditjen e vatrave te prostitucionit, megjithate vajza dhe gra te reja vijojne te ushtrojne profesionin e shitjes se trupit, me ose pa tutore. Drejtoria e Policise se Qarkut beri te ditur procedimin penal per ushtrim te prostitucionit te nje 28-vjeçareje nga Durresi kundrejt pagesave qe varionin nga 500 deri ne 2000 leke per klient.
Nje jave me pare, blute e ketij qyteti çuan ne pranga 4 persona te akuzuar per shfrytëzim të prostitucionit në rrethana rënduese te nje 37-vjeçareje nga Tirana, si dhe nje grua 30-vjeçare qe u kap duke prostituuar. Nen hetim u vune dhe nena e nje femije te mitur se bashku me klientin e saj. Zona te Ura e Dajlanit ne Durres prej vitesh eshte shnderruar ne vend te njohur per ushtrimin e prostitucionit, kryesisht ne rruge, ashtu si dhe zonat e Plazhit e Shkozetit. Ne prag te sezonit turistik dhe pergjate tij fenomeni lulezon dhe fakti qe eshte i pakontrolluar rrezikon ndjeshem edhe shendetin e personave qe e ofrojne dhe marrin kete sherbim te paligjshem.
Top Channel