“Është diçka shumë e bukur, fantastike, e jashtëzakonshme. Jemi të kënaqur që kurorëzuam këtë sezon të mrekullueshëm.”
Këto janë fjalët e trajnerit të Juventusit, Antonio Conte, pas fitores së titullit kampion në Serinë A të bardhezinjve.
“Meritë për këtë arritje kanë lojtarët dhe tifozët që besuan tek ne që në fillim. Jemi përballur me një kundërshtar shumë të fortë si Milani. Jemi kampionë dhe nuk duhet të falenderojmë askënd sepse titullin e fituam me forcat tona. Kemi 37 ndeshje radhazi që nuk humbasim dhe nëse e mbyllim pa humbje do të ishte diçka historike”, shton tekniku italian.
Kapiteni Del Piero ia dedikoi fitoren të gjithë atyre që kanë kaluar nga Seria B para gjashtë vitesh: “Mbyllet një cikël i bukur për mua. Dua të kujtoj të gjithë ata që kanë kaluar eksperiencën e Serisë B sepse e di që janë gjashtë herë më të lumtur. E konsideroj këtë titullin tim numër 8 (numëron edhe dy Scudetto-t e hequra pas skandalit Calciopoli).
Ndërsa Andrea Pirlo, i cili sezonin e kaluar la Milanin për bardhezinjtë, deklaroi se ndihet ende një futbollist i madh: “Erdha tek Juventusi për të fituar dhe ia arrita qëllimit. Kisha bindje të plotë në aftësitë e mia dhe tregova se jam ende numri 1.”
Top Channel