Colin Firth: Bukuria është disavantazh

07/05/2012 10:10

Colin Firth është i bindur se në shoqërinë aktuale (që është shumë sipërfaqësore sipas tij) bukuria është një pengesë dhe jo një avantazh për njerëzit.

Aktori britanik, i cili ka fituar një Oscar për interpretimin në filmin ‘The King’s Speech’, mendon se të bukurit duhet të luftojnë sa dyfishi i “njerëzve normalë” sepse shumica e personave i merr për “të lehtë nga mendja”.

“Para shumë vitesh pamja e jashtme ishte diçka e mirë, por tani mendohet se një i bukur nuk ka aspak zgjuarsi”, shpjegon Firth për faqen e internetit ‘The Talks’.

“Mendoj se nëse një njeri i zgjuar kërkon të bëhet profesor do të jetë e pamundur të çajë në jetë nëse është i bukur dhe ka një fizik të admirueshëm. Njerëzit nuk e duan perfeksionin”, shton 51-vjeçari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA