Votimet në Francë

06/05/2012 00:00

Francezët po votojne per te zgjedhur presidentin dhe ky proces eshte thelbësor jo vetëm per te ardhmen e vendit por dhe ate te Bashkimit Europian.

Deri në mesditë kanë votuar më pak se një treta e votuesve, ose 30.6 %. Pjesemarrja, sipas mediave, eshte ne rritje krahasuar me raundin e parë, por jo shume e larte nese i referohemi balotazhit te vititi 2007, mes Nikola Sarkozisë dhe socialistes Segolen Rojal.

Holond duke shpresuar të jetë i pari socialist që fiton zgjedhjet presidenciale prej 1988 votoi të dielën ne Tyl, qëndra e tij politike. “Do të jetë një ditë e gjatë”, u tha ai përkrahësve. I takon francëzve të vendosin nese do te jete nje dite e mire”.
        
Presidenti Nikola Sarkozi i shoqëruar nga e shoqja Karla Bruni votoi ne nje lagje te Parisit, pa bere asnje koment.  Ai dukej i tensionuar.

Udhëheqësja e Frontit Kombëtar të Ekstremit të Djathtë, Marin Le Pen, që u shndërrua në protagonisten e raundit të parë, duke marrë 6.4 milionë vota, u përsëriti si përkrahësve dhe gazetarëve se fletëvotimi i saj ishte i bardhë. “E kam thënë dhe më parë se do të hedh një votë të bardhë, nuk kam ndryshuar mendje gjatë kësaj kohe. Nuk e ndryshoj shpesh mëndjen. Jam e vendosur”.

Ndryshe nga ajo, politikani i qendrës, Fransua Bajru, deklaroi ditë më parë, se do të votonte për kandidatin socialist.

Papunësia ne rritje dhe kriza e euros ishin fjalet kyc te fushates se dy kandidatëve.

Dy kandidatët dallojnë nga njëri-tjetri sa i takon krizes se eurozones. Holond kerkon te rishikojne marreveshjen, e nisur nga presidenti Sarkozi për të shmangur borxhin qeveritar në Europë.

Sarkozi që mban postin e presidentit prej 2007 premtoi reduktimin e deficitit të lartë buxhetor dhe vendosjen e taksave ndaj të gjithë atyre që vendosin të lënë vendin për këtë arsye. Holond premtoi rritje të taksave për individë dhe korporata që nxjerrin fitime mbi 1 milionë euro në vit. Ai kërkon të rrise pagën mesatare, të punësojë 60 mijë mësues dhe të ulë moshën e pensioneve nga 62, në 60 për disa grupe punëtorësh.

Nese do te zgjidhet, Fransua Holond, do të jetë i pari president socialist pas Fransua Miteran që kreu dy mandate shtatë vjecare nga viti 1981 në 1995.

Do të jetë hera e parë, pas Valeri Zhiskar D’Eshten, në 1981, që francezët do të dëshmojnë humbjen në raundin e dytë të presidentit aktual.

Ne France vota presidenciale do të ndiqet nga ajo parlamentare, në muajin qershor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA