SHBA i ofron bursë studimi disidentit kinez

06/05/2012 10:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës lajmëruan se presin nga Kina që të lejojë disidentin Chen Guangcheng të udhëtojë jashtë vendit së shpejti.

Departamenti i Shtetit deklaroi se Zotit Chen i është ofruar një bursë studimi në një universitet amerikan dhe se Guangcheng i është lejuar që të udhëtojë së bashku me gruan dhe fëmijët e tij.

Më parë, Pekini zyrtar kishte deklaruar se aktivisti i verbër do të aplikonte dhe të studionte jashtë, ashtu si çdo qytetar tjetër kinez.

Çështja e tij krijoi një moment tensioni në marrëdhëniet dypalëshe pasi Guangcheng u arratis nga arresti shtëpiak, duke gjetur strehim në ambasadën amerikane.

Sekretarja Amerikane e Shtetit, në një takim me presidentin Hu Jintao në Pekin, midis temave me rëndësi dypalëshe, ngriti si shqetësim të sajën edhe trajtimin e disidentit, i cili u largua nga ambasada pas disa ditësh qëndrim, pasi mori garanci që nuk do të riarrestohej.

Chen vuajti një dënim prej katër vitesh burg dhe u vendos në regjim të arrestit shtëpiak, pasi demaskoi një skandal, në të cilin zyrtarë të një krahine në Kinë detyronin vajzë e reja të sterilizohesin ose abortonin, në kuadrin e politikës së kontrollit të lindjeve.

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen, Liu Xiaobo, aktualisht është duke vuajtur 11 vite burgim në Kinë, pasi sugjeroi ndërrimin e regjimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA