SHBA, gjyqi për organizatorët e 11 shtatorit

06/05/2012 11:20

Gjykata ushtarake në Guantanamo, e ngarkuar me gjykimin e pesë të dyshuarve si organizatorë kryesorë të 11 shtatorit 2001, u godit nga disa disa çrregullime dhe vonesa në seancën e saj hapëse.

Khalid Sheikh Mohammed dhe katër të dyshuarit e tjerë refuzuan që të përgjigjeshin gjatë nëntë orëve të marrjes në pyetje.

Njëri prej tyre, në një koment agresiv, deklaroi se ishte i bindur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i vrisnin përpara fillimit të çështjes.

Të pyetur nëse konsideroheshin fajtorë apo të pafajshëm për akuzat e vrasjes dhe terrorizmit, asnjëri prej të dyshuarve nuk u përgjigj. Megjithatë, Khalid Sheikh Mohammed ka marrë më parë përsipër përgjegjësinë për planifikimin e sulmit.

Të pestë burrat, të akuzuar si organizatorë të sulmit që i mori jetën 2 976 personave, rrezikojnë dënimin me vdekje.

Të dyshuarit po gjykohen nga një gjykatë ushtarake, pasi një tentativë për t’i tranferuar në SHBA për t’u përballur me një gjykatë të zakonshme dështoi në vitin 2009, si pasojë e kundërvënies së Kongresit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA