Seria A, Udineze në vend të tretë, shënon Cana

06/05/2012 18:00

Me fitoren ndaj Genoas, Udinese arrin të ngjitet në vendin e tretë që i mundëson momentalisht një vend për në Champions League.

Genoa nga ana tjetër me një pikë në javën e fundit mund të shpëtojë nga rënia në Serinë B.

Napoli dështon sërish, duke humbur vendin që ia merr Udinese dhe duke u dorëzuar para Bolonjës që fiton 2-0 me golat e Diamantit dhe Rubin.

Arrin të fitojë edhe Lacio që momentalisht gjendet në vendin e katërt. Lacialët fituan 2-0 ndaj Atalantës. Shënon edhe Lorik Cana, supergoli i të cilit vulosi rezultatin, pas atij të Kozak.           

Rezultatet e tjera të ditës ishin: Palermo-Chievo 4-4; Novara-Cesena 3-0 dhe Siena-Parma 0-2.

Klasifikimin e Serisë A e kryeson ende Juventus me 78 pikë, i ndjekur nga Milani me 77.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA