Një mysafir i veçantë ka vizituar shtëpine e “Big Brother” në spektaklin e së shtunes mbrëma.
Ambasadori i Bashkimit Europian, Etore Sekui, iu është bashkuar banorëve të shtepisë më të famshme në Shqipëri gjatë zhvillimit të proves së javës, e cila këtë radhë është zhvilluar në kuadër të muajit europian, për të dhënë një mesazh për të rinjtë shqiptarë.
”Unë pres që të rinjtë shqiptarë të angazhohen edhe më shumë dhe të shtyjnë integrimin e Shqipërisë në Europë”, deklaroi Sekui.
Gara për të vazhduar qëndrimin në shtëpi ka vënë përballë njëri-tjetrit dy banorë që kanë krijuar një miqësi të fortë brenda shtëpisë, Gentën dhe Gracianon. Publiku, edhe këtë herë ka patur fjalën e fundit duke larguar përfundimisht nga loja Gracianon.
”Do të më mungojë gjithçka. Sinqerisht, kam shijuar gjithçka atje brenda dhe pavarësisht se arrita deri afër fundit më ka ardhur shumë keq për eliminimin. Megjithatë, ndihem krenar që mbërrita deri këtu dhe është një përvojë të cilën nuk do ta harroj kurrë”, deklaroi Graciano, nga studiot e “Big Brother”, pas eliminimit.
Surpriza e radhes ka qenë për Dritanin. Një telefonatë nga e ëma në Itali, ka sjelle gëzim, por edhe lotë në syte e tij. Mungesa e të afërmve ka prekur edhe Ermalin.
Genta, e cila ka shpalosur talentin e saj si bejtexhie gjatë gjithë qëndrimit të saj në shtëpi është vendosur nga “Big Brother” përballe një sfidanti.
Kush thyen rregullat e lojes, nuk shpëton pa u zbuluar dhe ndëshkuar. Disa prej banoreve janë munduar ta bejne këtë dhe më pas janë penalizuar nga Vëllai i Madh. Si rrjedhojë, Arbri, Liami, Dritani dhe Gerta shkuan direkt në nominim.
Ndërkaq është komunikuar se në javën në vijim do të largohen nga shtëpia jo një, por dy banorë. Grupit të dënuar i është bashkuar edhe emri i Gentës, e cila mori më shumë nominime.
Dy banorët më pak të pëlqyer nga publiku do të largohen të shtunën që vjen nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Top Channel