Kur shumica e njerëzve janë të mërzitur, dalin me miqtë, kalojnë pak kohë vetëm ose gjejnë aktivitete të tjera me të cilat të merren.
Megjithatë, Kim Kardashian nuk hyn tek njerëzit e zakonshëm dhe kur ajo është e mërzitur, mënyra më e mirë për t’u argëtuar është publikimi i fotografive joshëse në rrjetet sociale.
31-vjeçarja, publikoi së fundmi dy poza seksi, vetëm pak pasi vendosi në “Twitter” faqen e saj një status në të cilën shkruante se ndihej e trishtuar.
Në të dy pozat, të vitit 2009, Kim shfaqej bjonde dhe shfaqe një ngjashmëri të çuditshme me një tjetër yll të muzikës botërore, me Jennifer Lopez.
Publikimi i fotografive të Kardashian erdhi në të njëjtën ditë në të cilën u bë e ditur se ish-bashkëshorti i saj, Chris Humpries, është duke e vonuar qëllimisht procedurat e divorcit.
Top Channel