Francë-Gjermani, çfarë do të ndryshojë tani?

06/05/2012 20:40

I riu apo ndoshta edhe i vjetri, presidenti i Francës do të trashëgojë një vend shumë të ndarë, qe prej majit të vitit 1968, koha e kryengritjes së studentëve dhe punetoreve. 

Pas fitores në raundin e pare, Fransua Holand deklaroi të enjten se “ nuk i takon Gjermanisë të vendosë për pjesën tjetër të Europës. Madje ai dukej shume i sigurt kur theksoi se “nuk jemi nje vend cfaredo, ne mund ta ndryshojme situaten”.

Sarkozi ishte ai që pranoi mantelin “Merkozi” në fillim të fushatës dhe me pas u zmbraps kur u përball me elektoratin, për të cilin, miqësia me kancelaren gjermane ishte gjeja e fundit qe kalonte ne koke.

Merkel e ka bërë të qartë se Holond nuk mund të kapërcejë “paktin fiskal”, të pakten jo për rinegocim”. “Gjermania është shumë e zgjuar per t’i përshtatur qëndrimet saj përballë konstelacionit të ri në Francë. Ky është mendimi Etien Fransua, i Qendrës Franceze në “Universitetin e Lirë” në Berlin.

Merkel është përgjigjur tashme “me me shume bisedime per rritjen ekonomike”, megjithese u perpoq te argumentonte se ky nuk është një qendrim i ri. “Eshte e rendesishme t’i jepet fund idese se rritja kushton gjithmone shume para dhe mund te jete rezultat i programeve nxitese shume te kushtueshme”- i tha ajo gazetes “Hamburger Adendblatt”.

“Dalja nga kriza”, nënvizoi Merkel, Ka qëndruar mbi dy shtylla: financat e forta dhe masat per rritjen ekonomike dhe punesimin”.

Nga ana tjetër, Holond ka deklaruar se udhëtimin e parë si President do ta bëjë në Berlin, duke mos nënvlerësuar forcën e aleancës franko-gjermane. Madje ai ka thuajse të njëjtin temperament me kancelaren gjermane ndryshe nga Sarkozi. “Ai ështe pragmatik, i pergatitur per kompromis, pranon disiplinen buxhetore dhe i vetedijshem se do te perballet me presionin e stermadh te tregjeve”, thonë ekspertet.

Sipas tyre, do të ketë modifikime të vogla të paktit fiskal, por ai nuk do të rishkruhet. Se sa do të detyrohet kancelarja gjermane për të bërë një kompromis me Holond varet edhe nga zhvillimet jashtë Francës.

Në Greqi votuesit e zhgënjyer nga masat e shpëtimit po i kthehen partive të ekstremit të majtë a të djathtë. Recesioni po godet Europen dhe po e ben konfuz elektoratin ne Spanje, Portugali dhe Itali.

Sa më shumë mbështetje do të marrë Holond nga vendet e pakënaqur të eurozonës, më pak Berlini do të ndjekë kursin e tij rrip-shtrëngues.  Por cfare do të ndodhe në Europe, pas kësaj të diele zgjedhjesh. Pak po e sigurt: aleanca franko-gjermane do të vazhdojë të jetë drejtuese e stabilitetit, në mesin e këtyre pasigurive, cilido qoftë, mbajtësi i pushtetit në këto dy vende.

Top Channel