Vdekja misterioze e ushtarit amerikan

05/05/2012 20:40

Ushtria amerikane ka nisur një hetim mbi vdekjen e kapitenit Bruce Cevin Clark, i cili ndërroi jetë papritur teksa po komunikonte në Skype me të shoqen.

Clark ndodhej në qytezën Tarin Kout, rreth 140 kilometra larg Kandaharit në Afganistan. 43-vjecari shërbente si infermier dhe kishte marrë shumë tituj e dekorata gjatë karrieres ushtarake.

Rrethanat e vdekjes janë të paqarta, por familjarët janë në pritje të rezultatit të hetimit.

Clark kishte hyrë në radhët e ushtrisë shtatorin e vitit 2006. Ai kishte shërbyer vec të tjerash në qendrën mjekësore ushtarake të Hauait dhe përpara se të dërgohej në Afganistan, kishte qendruar në një bazë të Teksasit.

Top Channel